Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 34 gradë Celsius në qarkun e Beratit.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.