Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet si Silvinjo motivon grupin, ndaj Serbisë duel vendimtar për qëndrimin e tij në krye të Kombëtares
Adriatik BALLA Kombëtarja e bëri detyrën, ku fitoi me Letoninë 1-0 dhe siguroi tri pikë që e mbajnë për momentin në vend të dytë me 8 pikë, një më shumë se Serbia e vendit të tretë. Natyrisht këtu nuk llogariten anglezët që i kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe mbajnë kryesimin me 15 pikë të plota. Ambicia e skuadrës tonë është vendi i dytë, që nëse sigurohet të jep të drejtën të luash në “play-off”. Trajneri Silvinjo mësohet se i ka përgëzuar lojtarët e tij jo vetëm pas ndeshjes por edhe në ditët vijuese, duke qenë i bindur se tani ekipi luan më mirë dhe po përmirësohet. Mësojmë se Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me...