U dënua me 27 vite burg, ish-Presidenti i Brazilit shtrohet me urgjencë në spital

U dënua me 27 vite burg, ish-Presidenti i Brazilit shtrohet me urgjencë në spital

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u dërgua me urgjencë në një spital të Brasilia-s, i shoqëruar nga policia kriminale, pasi pësoi lemzë, të vjella dhe presion të ulët të gjakut. Djali i tij i madh, Flávio Bolsonaro, njoftoi për rastin në llogarinë e tij në ‘X’, duke kërkuar lutjet e të gjithëve që situata të mos jetë serioze. Përkqeqësimi i shëndetit të Bolsonaros vjen pak ditë pasi Gjykata Supreme e dënoi udhëheqësin e krahut të djathtë me 27 vjet e tre muaj burg për udhëheqjen e një përpjekjeje për grusht shteti, me qëllim parandalimin e inaugurimit të Presidentit Luiz Inacio Lula da Silva pas zgjedhjeve të vitit 2022. Raportet e fundit mjekësore, të raportuara nga mediat kryesore braziliane, treguan anemi nga mungesa e hekurit, pneumoni të...