Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I veshur me uniformë ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së
Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar rajonin e Nizhny Novgorod për të ndjekur stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse, raportoi televizioni shtetëror. I veshur me një uniformë ushtarake, Putin u informua nga Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov dhe zëvendësi i tij. Presidenti rus tha se stërvitjet “Zapad” kishin për qëllim testimin e elementëve të mbrojtjes së “shtetit të bashkimit” të Rusisë dhe Bjellorusisë. Pentagoni konfirmoi sot se zyrtarët ushtarakë amerikanë morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë të hënën, duke pranuar një ftesë për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Të hënën, Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh fotografuan zyrtarët ushtarakë amerikanë në Bjellorusi duke ndjekur stërvitjet “Zapad-2025” së bashku me vëzhguesit nga vendet e...