Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Europa ka nevojë për ribashkim të plotë”, Rama në Bruzh: 30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo. Sot që kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit
“Bashkimit Europian i duhet një plan për ribashkim”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke argumentuar se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, janë brenda kufijve evropianë. Në fjalën e tij në Kolegjin e Evropës në Bruzh të Belgjikës, Rama theksoi se Bashkimit Evropian i duhet ribashkimi. “Jacques Delors tha se Europa është rrëfenjë vullneti dhe ky vullnet na duhet për të bashkuar Europën. Dhe nuk e kuptoj fjalën zgjerim të them të drejtën sepse kur një organizëm zgjerohet tregon se zgjerohet perimetri i saj, ndërkohë ne nuk jemi jashtë Europës sot, ndaj ky është thjeshtë një ribashkim. Dhe të mos harrojmë se Bashkimi Europian është realiteti i parë në historinë e hartave dhe të gjeopolitikës me dy kufi, një të jashtëm e një të...