Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

Gjatë 72 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka proceduar penalisht 11 drejtues automjetesh pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje. Nga kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit, janë bllokuar 14 automjete, janë vendosur 3900 masa administrative për parkim të gabuar, si edhe 54 masa administrative për shpejtësi tej normave. “11 drejtues automjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur ose pa leje; 14 automjete janë bllokuar; 11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor; 3900 masa administrative për parkim të gabuar; 54 masa administrative janë vënë ndaj automjeteve të konstatuara nga makinat inteligjente shpejtësi-matëse, në tejkalim të normave”. Policia Rrugore thekson sërish se...