Politikat anti-Izrael/ Netanyahu e gjen fajin te ‘myslimanizimi’ i Evropës

Politikat anti-Izrael/ Netanyahu e gjen fajin te ‘myslimanizimi’ i Evropës

Kryeministri Benjamin Netanyahu i rikthehet argumentit të tij, se vendet evropiane po kthehen kundër Izraelit, për shkak të popullatës së tyre të madhe myslimane. «Nuk dua të them se Evropa u pushtua nga imigracioni i pakontrolluar», thotë ai. «Por në një masë të madhe, politikisht, kjo po ndodh». «Është një proces dekadash, që të paktën ne, unë u sigurova të ndërtonim një barrierë», thotë ai, duke iu referuar gardhit në kufirin egjiptian, që filloi të ndërtohej në vitin 2010. «Gardhi midis Afrikës dhe Izraelit». Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, pretendon Netanyahu, të paktën 1 milion myslimanë do të kishin hyrë dhe ky do të kishte qenë fundi i Izraelit, si shtet hebre dhe demokratik./ Times of Israel.