Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Ndeshje për njerëz me zemër të fortë! Juventusi bën çmendurinë në shtesë, 8 gola për një barazim kundër Borusias së Dortmundit
Sezoni i ri ka gjetur një Juventus të shfrenuar. Pas atij derbi të jashtëzakonshëm kundër Interit, bardhezinjtë kanë bërë një tjetër çmenduri, por këtë herë në Champions League. “Zonja e Vjetër” është përballur me Borusian e Dortmundit në një sfidë për njerë me zemër të fortë, pasi emocionet kanë qenë të mëdha gjatë gjithë pjesës së dytë. Verdhezinjtë gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Adeyemi-t në minutën e 52-të. Vetëm 11 minuta më vonë Yildiz-i ktheu baraspeshën me një gol mbresëlënës nga distanca. Por festa e tij zgjati vetëm dy minuta, pasi Nmecha u kundërpërgjigj me një tjetër gol për notën 10. Vlahovic-i gjeti rrugën e rrjetës në të 67-n, ndërsa Borusia ktheu rezultatin në favorin e saj me anë të Couto-s...