Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pas 39 vitesh i vjen rradha. “Pallati i Kongreseve”, me pamje të re! Hyn në fuqi vendimi i qeverise
Një nga godinat ikonike të kryeqytetit, “Pallati i Kongreseve”, do t’i nënshtrohet një procesi gjithëpërfshirës të rivitalizimit. Vendimi i qeverisë për transferimin e këtij objekti historik tek “Korporata e Investimeve Shqiptare” ka hyrë të martën në fuqi, duke hapur rrugën për transformimin e tij. I projektuar për të qenë në harmoni me ndërtesat përreth si Muzeu Arkeologjik, ish-stadiumi “Qemal Stafa”, Kryeministria dhe Radio-Televizioni Shqiptar, “Pallati i Kongreseve”, 39 vite pas ndërtimit, synon të marrë një pamje dhe funksionalitet të ri. Ky hap vjen si pasojë e ligjit “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, që përcakton kriteret dhe procedurat për menaxhimin e pronave shtetërore. Korporata e Investimeve Shqiptare është tani e autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për...