“Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri

“Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit Albin Kurti do i bien maskat në veri. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazi u shpreh se ai ka dashur të manipulojë, por sipas tij, do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës. “Kurti më 12 tetor, do i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut. Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do marrin pushtet atje. Marrëveshjet që...