Paralajmërimi i Agron Gjekmarkajt: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni

Paralajmërimi i Agron Gjekmarkajt: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tregoi betejat kryesore politike që do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature. Ai deklaroi gjatë një interviste në A2 CNN se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare. “Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund. Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për...