Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ofensiva izraelite në Gaza, rrezik katastrofal’/ Paralajmërimi i Egjiptit: Lindja e Mesme, në prag të kaosit!
Egjipti ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Lindjen e Mesme, për të cilën thotë se operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, rrezikon ta fusë rajonin një farë të re kaosi. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme, flet për rreziqet katastrofike që vijnë si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite në rajon, kjo edhe për shkak të pamaturisë dhe arrogancës së tepruar të Izraelit. Kjo, citon më tej deklarata e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, në mënyrë të pashmangshme do të dëmtojë interesat e të gjitha palëve rajonale dhe ndërkombëtare, pa përjashtim. Duke fajësuar bashkësinë ndërkombëtare për "përkeqësimin serioz të situatës" për shkak të "mosveprimit të tyre përballë krimeve dhe gjenocidit të kryer", Kajro kujtoi "nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut dhe sundimin...