Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po bëj gropën zemra, i bëre 60 mln?”/ Si i groposi Ervis Çela nën tokë me fuçi 1 milionë e 750 mijë euro
Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë. Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave te zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë. Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’. Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga...