Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Putin-Lukashenko me lojëra lufte/ Dron mbi qeverinë polake, aktivizohet “porta e hekurt”
Baruti i djegur në lojërat e luftës lë pas një aromë kërcënimi në Europë. Çizmet e ushtarëve amerikanë për këtë arsye shkelën tokën e Bjellorusisë për të parë nga afër stërvitjet e forcave të armatosura të atij shteti me Rusinë, Zapad 2025. Atasheu ushtarak i SHBA-ve u pa në ekspozitën e pajisjeve ushtarake që pasoi stërvitjet. Rusia dhe Bjellorusia filluan manovrat “Zapad-2025”, të premten e kaluar në një kohë tensionesh të larta me NATO-n, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore. Provokimet nuk kanë përfunduar me kaq. Shërbimi shtetëror i mbrojtjes në Poloni njoftoi se ka neutralizuar një dron që po operonte mbi ndërtesa qeveritare. Dy shtetas të Bjellorusisë janë ndaluar lidhur me incidentin dhe policia po heton...