Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthen keq Gjekmarkaj: Rama, neo-otoman! Po tenton të zhdukë opozitën dhe Kushtetutën
Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar. Në një kohë kur opozita i cilëson farsë zgjedhjet e 11 majit, zgjedh të shkojë në Kuvend për të shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi me qytetarët, por edhe me ndërkombëtarët. Në studion e “Off the record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Gjekmarkaj ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman. “Ky është sesion sfidash e betejash për opozitën. E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë...