Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i drejtohen selisë së Partisë Socialiste. Mesohet se njoftimi vjen pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt, duke bërë publike edhe kandidaturën për Tiranën, Ogerta Manastirliu. Ky vendim mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj është ende në paraburgim, teksa ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të.