Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në një takim Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich. Me anë të një postimi në Facebook, Vengu shkruan se bisedoi me Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës. Postimi: Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë 🇺🇸🤝🇦🇱. Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore. Në këtë kontekst...