‘Neo-otomanizëm dhe farsë zgjedhjesh’, Gjekmarkaj: Rama po dhunon opozitën dhe Kushtetutën

‘Neo-otomanizëm dhe farsë zgjedhjesh’, Gjekmarkaj: Rama po dhunon opozitën dhe Kushtetutën

Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar. Në një kohë kur opozita i cilëson farsë zgjedhjet e 11 majit, zgjedh të shkojë në Kuvend për të shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi me qytetarët, por edhe me ndërkombëtarët. Në intervistë të dhënë së fundmi, Gjekmarkaj ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman. “Ky është sesion sfidash e betejash për opozitën. E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë që ne do ti denoncojmë dhe...