Botërori do të pasurojë klubet, FIFA rrit me 70% fondin për klubet që lejojnë lojtarët të grumbullohen me Kombëtaret

Botërori do të pasurojë klubet, FIFA rrit me 70% fondin për klubet që lejojnë lojtarët të grumbullohen me Kombëtaret

FIFA ka vendosur të jetë më bujare me klubet. Organizata më e lartë e futbollit në botë do të rrisë me 70% fondin për klubet që do të kenë lojtarët e tyre në grumbullim me Kombëtaret. Sipas “Sky Sports”, ky fond do të kapë shifrën e 260 milionë paundëve dhe do të shpërndahet mes klubeve. Ky vendim vlen për ndeshjet që Kombëtaret do të zhvillojnë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe në Kampionatin Botëror. Duke qenë se rregulli përfshin edhe takimet kualifikuese, nga ky fond mund të përfitojnë edhe klubet shqiptare, pasi një pjesë e tyre kanë në organikë lojtarë që janë pjesë e përfaqësueseve të shteteve të tyre./Sport Ekspres/