Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare

Dëshmia e James Rubin në Hagë, reagon Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK, po njollos drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu kritika ndaj Gjykatës Speciale për paraburgimin e ish drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se procesi që po mbahet në Hagë, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësisë ndërkombëtare. “LIRIA KA EMËR Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.