Policia jep detaje mbi ekzekutimin e shkodranit në Kanada, në janar humbi gruan

Policia jep detaje mbi ekzekutimin e shkodranit në Kanada, në janar humbi gruan

Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i shkodranit Paulin Harusha në Kanada. Policia thotë se ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e 13 shtatorit. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ajo e gjeti 43-vjeçarin me plagë të rënda nga armë zjarri brenda makinës së tij. Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur. Autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut. Banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre për të parë nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë për të identifikuar mjetin ose të dyshuarit. Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se...