Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dëshmia e James Rubin në Hagë/ Rama: Liria ka emër, proces shtangës që njollos drejtësinë ndërkombëtare…
james rubin-edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video të dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë. Procesi, sipas Ramës, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare. "LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…", shkruan Rama. Dëshmia e James Rubin në Hagë, në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së që mbahen prej pothuajse 5 vitesh në paraburgim me urdhër të Gjykatës Speciale, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë. Rubin e quajti të...