Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kandidat të përbashkët me opozitën? Lëvizja Bashkë zbulon detaje nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës
Lëvizja Bashkë ka konfirmuar se do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Deputeti i kësaj parties, Redi Muçi, ka përjashtuar mundësinë e një kandidati të përbashkët me opozitën tradicionale. Sipas tij, kryeqyteti është bastioni i Lëvizjes Bashkë, ku kanë mbështetjen më të madhe qytetare. “Ne në Tiranë kemi mbështetjen tonë kryesore. Për hir të së vërtetës PS krahasimisht me 4 vite më parë pësoi humbje dhe një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës që dikur kanë votuar PS-në e kanë kthyer votën te Lëvizja Bashkë. Tirana është bastioni ynë kemi mbështetje të madhe dhe gjithmonë për qytetarët e Tiranës do kemi një alternativë, pavarësisht faktit që fushatat kanë kosto financiare dhe të energjive që shpenzojmë. Megjithatë ne...