Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Mbledhja e vendeve të Kartës së Adriatikut, Vengu pret gjeneralin amerikan
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti këtë të martë, 16 shtator, Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se “në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore”.