Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar!

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar!

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike u vendos në “Off the Record” nga moderatori Andrea Danglli përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë. “Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo përkrahësit e tij u bën dele të bindura”, siç ai kishte frikë, deputeti demokrat u përgjigj duke thënë se asokohe ka shkruar nën ndikimin e emocioneve momentale. “Nuk besoj që të ushqejmë të tashmen me të shkuarën sepse ne e kemi tejkaluar të gjithë situatën emocionale ku kemi qenë. Atë të konfliktit, qoftë edhe kur kemi shkruar edhe kur kemi folur. Kemi patur pasionet e momentit se...