Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ishulli i vogël i pushtuar nga Britania – për të penguar Bashkimin Sovjetik
Nga: Esther Hurst / BBCPërkthimi: Telegrafi.com Shtatëdhjetë vjet më parë, Perandoria Britanike pretendoi copën e saj të fundit të territorit – një ishull të shkretë dhe të pabanuar, 260 milje (420 kilometra) në perëndim të Hebrideve të Jashtme të Skocisë. Në vitin 1955, një komandant i Marinës Mbretërore i tregoi BBC-së për sigurimin e Rokollit [Rockall], i cili edhe sot mbetet objekt i pretendimeve rivale. Në vitin 1956, natyralisti britanik James Fisher e përshkroi Rokollin si “shkëmbin më të izoluar të vogël në oqeanet e botës” – dhe, me të drejtë. Ishulli Rokoll është gati i paimagjinueshëm për nga largësia, në një udhëtim 11-orësh me varkë nga Hebridet e Jashtme të Skocisë dhe gjithashtu është tepër i vogël, vetëm 25 metra i gjerë, me majën...