Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Apeli e rikthen në qeli, Dako përfundon në spital
Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 19:47 Pas tetë muajsh qëndrimi në paraburgim dhe gati 18 të tjerë në arrest shtëpie, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të kthehet sërish në qeli. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të nëntorit 2024 për dënimin me 4 vjet burg të Dakos për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Vangjush Dako pasi mori vesh lajmin, përfundoi në spital. Ai ka kaluar aritmi pas vendimit dhe më pas e kanë gjetur në spital. Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut. Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.