Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sulmet ruse në disa vënde të BE, reagon Zelensky: Vendet evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane ta nisin krijimin e një “ombrelle mbrojtëse ajrore”, pasi Rusia bombardoi sërish qytetin ukrainas Zaporizhja, duke plagosur të paktën 13 njerëz, mes tyre dy fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale më 16 shtator, Zelensky tha se raketat ruse “goditën qëllimisht për ta terrorizuar popullin tonë”, duke dëmtuar “shumë ndërtesa banimi”. Ai shtoi se që nga fillimi i shtatorit, Moska ka lëshuar mbi 3.500 dronë dhe gati 190 raketa, si dhe mbi 2.500 bomba ajrore, kundër objektivave brenda Ukrainës dhe ka kryer “provokime ndaj partnerëve tanë”. “Ky është pikërisht lloji i terrorit ajror kundër të cilit Ukraina kërkon mbrojtje të përbashkët – në mënyrë që askush të mos detyrohet të ngrejë me nxitim avionë luftarakë dhe...