Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja e piramidave online, polici u infiltrua si agjent në Lushnje
Në një lokal në hyrje të qytetit të Lushnjës reklamohej 6 muaj më parë pasurimi i shpejtë përmes dy posterave të afishuar që promovonin investimet në platformën mashtruese XUEX. Në këtë lokal, që u bë pikënisja e hetimeve, agjentët trokitën si klientë dhe investitorë të gatshëm për t’u bërë pjesë e skemës. Të parët që dhanë informacione ishin kamerierët e arrestuar, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, por më pas në pranga ra edhe Arbër Çela, pronari i lokalit. Kamerieri Taullau është personi që i tregon agjentit të policisë se për t’u bërë pjesë e skemës duhet të investosh të paktën 1 mijë euro. Në dosje përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyç që kontrollonte skemën. Në...