Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Qoka” e radhës/ PL formon grup parlamentar, kush janë 3 deputetët që Berisha i dha “borxh” Metës?
Kuvend-Meta-Berisha TIRANË- Opozita pritet të ketë të paktën dy grupe parlamentare në Kuvend. Përveç Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), do të ketë edhe Grupin Parlamentar të Partisë së Lirisë (PL), e drejtuar nga Ilir Meta. Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto. Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho. Ndërkohë, 3 deputetet e grupit demokrat Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja, i janë bashkuar grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. Kjo lëvizje vjen nga opozita për të vijuar aksionin parlamentar me dy grupe në Kuvend. Për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë. Grupi parlamentar i PL Tedi Blushi-Kryetar Edmond...