Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)

Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë. “Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, ndonëse janë dorëzuar vullnetarisht, më shqetëson. Nuk e shoh si drejtësi, por si një fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Albright nuk e ka pasur...