Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjike në shtegun Theth–Valbonë, turisti bie në humnerë dhe vdes në vend!
Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës. Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes. Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë turistin por fatkeqësisht pa shenja jete. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.