Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ky është terrori rus”, qytetet ukrainase tronditen nga bombat dhe dronët e Kremlinit
Forcat ruse nisën një sulm të madh të martën në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, duke vrarë një person 41-vjeçar, duke plagosur të paktën 18 persona dhe duke shkaktuar një numër zjarresh, tha guvernatori rajonal. Ivan Fedorov tha se dy fëmijë ishin midis të plagosurve. Në Zaporizhzhia, shërbimet e emergjencës së Ukrainës raportuan një zjarr që mbulonte një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë në tre ndërtesa banimi dhe në një stacion karburanti. Sipas raporteve paraprake, tha Fedorov, forcat ruse kishin kryer 10 sulme nga sisteme të shumëfishta lëshimi raketash, duke dëmtuar 10 ndërtesa apartamentesh dhe 12 shtëpi private. “Dëgjova disa shpërthime të largëta, shumë larg, kështu që shkuam të flinim. Dhe pastaj pati një shpërthim super të fortë që na i shpërtheu dritaret“, tha banori i...