Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Serbia po bllokon dialogun me Kosovën
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar mënyrën se si Serbia merr pjesë në dialogun me Kosovën, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si formale dhe të shoqëruar me obstruksione të qëllimshme.Në një postim në rrjetet sociale, Kamberi shkruan se “duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”.Ai thekson se procesi i demokratizimit të Serbisë mbetet i komplikuar, i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve dhe diskursi etnonacionalist. Deputeti shqiptar shton se transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të...