Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Nuk pranon fajësinë e akuzës për spiunazh, Gjukanoviq në gjykim në Prishtinë
Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh, nuk ka pranuar fajësinë në seancën e parë të gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Avokati i saj, Predrag Miljkovic, kërkoi lirimin nga paraburgimi dhe vazhdimin e procedurës me arrest shtëpiak, por prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se për shkak të peshës së veprës dhe rrezikshmërisë që e dyshuara të largohet, paraburgimi mbetet i nevojshëm.Gjatë seancës, Gjukanoviq deklaroi se ende është e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë. Prokurori Kodraliu shpjegoi se akuzat lidhen me periudhën nga data e pacaktuar deri më 28 shkurt të këtij viti, kur ajo, si zyrtare e OSBE-së, dyshohet se ka kryer veprime të përsëritura në ndihmë të veprimtarisë informative të Shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA), duke...