Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në shtetin afrikan, automjeti del nga rruga dhe përplas për vdekje disa murgesha
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Tanzaninë, ku kanë humbur jetën disa murgesha misionare të urdhrit karmelitan. Mes viktimave është edhe një murgeshë italiane, Nerina De Simone, e cila shërbente si këshilltare dhe sekretare e përgjithshme e kongregacionit. Jetën e humbën gjithashtu disa murgesha tanzaneze, përfshirë edhe eproren e përgjithshme Lilian Kapongo, që kishte jetuar për disa vite në Santa Marinella, si dhe shoferi i automjetit. Detajet e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet vendase vijojnë hetimet për shkaqet e ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë është në kontakt të vazhdueshëm me urdhrin e murgeshave dhe me autoritetet lokale për përfundimin e procedurave të nevojshme. Ngjarja ka shkaktuar trishtim të madh në komunitetet fetare...