“Pse duhet të qëndronte në burg për vite kur u vetëofrua të paraqitej në gjykatë”/ Rama ndan dëshminë e Rubinit në Hagë: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

“Pse duhet të qëndronte në burg për vite kur u vetëofrua të paraqitej në gjykatë”/ Rama ndan dëshminë e Rubinit në Hagë: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale të Hagës. Sipas kryeministrit, ky proces gjyqësor po njollos drejtësinë ndërkombëtare. “LIRIA KA EMËR. Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare”, shkruan Rama. Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, ka përfunduar për sot në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për të vazhduar nesër për ditën e tretë radhazi. Ai e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe. Rubin tregoi se si fillimisht e...