Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ofensiva tokësore do sjellë më shumë vdekje’/ Kallas: Sanksionet e BE-së, sinjal për Izraelin të ndryshojë kurs ndaj luftës në Gaza
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kritikuar ashpër vendimin e Izraelit për ofensivë tokësore në Gaza, duke shtuar se një ofensiva ushtarake do të shkaktojë tanimë një situatë akoma dhe më të dëshpëruar. Përmes një reagimi në platformën sociale, X, Kallas tha se kjo do të shkaktojë më shumë vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje. Sipas Shefes së Politikës së Jashtme, Komisioni i BE-së do të paraqesë masa për të ushtruar presion ndaj qeverisë izraelite, në mënyrë që kjo e fundit të ndryshojë kursin në lidhje me luftën në Gaza. ‘Pezullimi i koncesioneve tregtare dhe vendosja e sanksioneve ndaj ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm, do të sinjalizonte qartë se BE-ja kërkon t'i japë fund kësaj lufte’, theksoi kryediplomatja e BE,...