Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Tërmet’ në PS!/ Shkarkimi i Veliajt në duart e këshilltarëve bashkiakë socialistë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër
Ditën e nesërme (17 shtator), anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të mblidhen në një takim, ku një ndër temat që priten të diskutohen është shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në orën 17:00, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, do të mblidhen në selinë e Partisë Socialiste, ku pritetet do të diskutohet edhe shkarkimi i Erion Veliaj. Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.