Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontradiktë e hapur/ Adriatik Lapaj lavdëron Shabanin dje, e sulmon sot e krahason me Judën…
Adriatik Lapaj ka bërë deklarata kontradiktore për Endri Shabanin, kryetarin e Nismës Thurje. Së fundmi, Lapaj ka komentuar për Shabanin duke e krahasuar me tradhtarët në histori: “Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti”, tha Lapaj. Por vetëm disa kohë më parë, Lapaj e ka prezantuar Shabanin si modelin e vlerave që duhet të përfaqësojnë shqiptarët në Parlament. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Shabani ishte “modeli i vlerave që do e ndanin Shqipërinë nga modeli i kënetës dhe makutërisë që ndodhemi”, duke e quajtur atë “modelin e Shqipërisë qytetare” dhe “njeriun antikonformist dhe super të lexuar”. Mbi të gjitha, Lapaj pranon sot se i ka kërkuar tezes së tij Ana Dajko, që ta mbajë mandatin me...