Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Plas grushti në Tiranë për motive pronësie
Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 18:35 Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie. Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi. Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K. Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit. Teksa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.