“Një prej luanëve nuk jeton më”, nga Trump e Clinton te Meryl Streep! Reagimet për humbjen e Robert Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më”, nga Trump e Clinton te Meryl Streep! Reagimet për humbjen e Robert Redford

Bota e kinematografisë humbi këtë të martë, 16 shtator, një prej ikonave të saj! Robert Redford u shua në moshën 89-vjeçare. “Redford ndërroi jetë më herët gjatë ditës në Sundance, në malet e Utah-it, vendi që e donte, i rrethuar nga ata që e donin”, konfirmoi publicisti i tij. Aktori, që më pas u bë regjisor, ka luajtur në filma si Butch Cassidy and The Sundance Kid dhe All The President’s Men. Ndërsa themeloi Festivalin e Filmit Sundance, i cili zhvillohet çdo vit në Utah që nga viti 1978. Reagimet për humbjen e Redfordit kanë qenë të shumta. Që nga presidenti amerikan Donald Trump, te Hillary Clinton, aktorja Meryl Streep, Jane Fonda, Colman Domingo, Jamie Lee Curtis, Ron Howard, Stephen King etj. Meryl Streep e kujtoi kolegun e saj nga filmi Out of...