Surprizon FIFA/ Botërori sjell shpërblim rekord për klubet, ja shuma e majme që do përfitojnë për lirimin e lojtarëve

Surprizon FIFA/ Botërori sjell shpërblim rekord për klubet, ja shuma e majme që do përfitojnë për lirimin e lojtarëve

FIFA bëri me dije se pagesa për klubet që lirojnë lojtarë për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm do të jetë plot 300 milionë euro. Vendim ky shumë i rëndësishëm i institucionit më të rëndësishëm të futbollit, pasi bëhet fjalë për një rritje prej 70 përqind në krahasim me edicionin e vitit 2022. Marrëveshja e skemës së re të përfitimeve, e arritur në bashkëpunim me Shoqatën së Klubeve Evropiane (ECA), përfshin për herë të parë lojtarët e ftuar në  kualifikuese, por që nuk figurojnë në turneun me 48 ekipe të vitit 2026, të bashkëorganizuar nga SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika. “Një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre, duke forcuar partneritetin tonë të fortë me Shoqatën...