Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në zemër të Tiranës/ Biçikleta përplaset nga një automjet pranë Piramidës
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranës, pranë Piramidës, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital. Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit, shkaku i të cilit nuk mund të jetë i vështirë për t’u zbardhur, pasi bëhet fjalë për një kryqëzim të monitoruar 360 gradë nga kamerat e sigurisë rrugore.