Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
JD Vance ndez polemika, zëvendëspresidenti i SHBA mbështet fushatë masive kundër kritikëve të Charlie Kirk
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbështetur një fushatë të gjerë “doxing”, publikim i të dhënave personale, ndaj personave që dyshohet se kanë festuar ose nuk kanë shprehur mjaftueshëm keqardhje për vrasjen e aktivistit të djathtë Charlie Kirk. Duke qenë i ftuar si drejtues në podcast-in e Kirk, Vance tha se ata që shprehin gëzim për vrasjen e komentatorit duhet të “thirren publikisht”. “Telefononi edhe punëdhënësin e tyre. Ne nuk besojmë në dhunë politike, por besojmë në qytetari. Dhe nuk ka qytetari kur festohet një atentat politik”, tha ai. Në ditët e fundit, dhjetëra persona nga fusha të ndryshme – përfshirë një pilot avioni dhe punonjës akademikë – janë pushuar nga puna pas komenteve të tyre për vdekjen e Kirk. Një faqe interneti anonime, e...