Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Miratohet projektvendimi/ Zgjidhen Kryesitë e Komisioneve Parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë
Me 77 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi kryetarët e komisioneve parlamentare në seancën plenare të kësaj pasditeje. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e sugjeruar nga mazhoranca për komisionet që do të drejtohen nga vetë ajo dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua. Vota kundër ishte e deputetit Redi Muçi, ndërsa deputetët e Partisë së Lirisë, që ishin të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim. Nga ana tjetër, opozita nuk mori pjesë në këtë seancë. Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të drejtohet nga Milva Ekonomi. Nënkryetar do të jetë Erion Braçe, ndërsa sekretare Zamira Sinaj. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të drejtohet nga Ulsi Manja. Nënkryetar do të jetë Damian Gjiknuri, ndërsa sekretare Aurora Mara....