Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Kompania e pasaportave fitoi 17 mln euro gjatë vitit 2025, nga çmimet e kripura të dokumenteve
Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumenteve të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me norma fitimi të ngjashme me fajdet ose trafikun e kokainës. Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 3.68 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro nga shitja e dokumenteve të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 17 milionë euro (1 euro=97 lekë). Kjo nënkupton një normë fitimi rreth 45 për qind mbi xhiron. Norma fitimi fajdexhinjsh për Identitek Prodhimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua...