Qokë politike/ Berisha i jep Metës tre deputetë për të krijuar grupin e Partisë së Lirisë (Emrat)

Qokë politike/ Berisha i jep Metës tre deputetë për të krijuar grupin e Partisë së Lirisë (Emrat)

Përveç Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvend do të operojnë tre grupe parlamentare bashkë me atë të mazhorancës. Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të jetë i përbërë nga 7 deputetë, ku tre prej tyre vijnë si huazim nga Partia Demokratike, si Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Capja. Ndërkohë që katër deputetët e Partisë së Lirisë do të kenë edhe pozicionet drejtuese në grupin parlamentar, ku kreu i saj do të jetë Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, Sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho.