Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
5 minuta seancë/ Socialistët zgjedhin kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare, opozita sërish bojkot
kuvendi i shqipërisë TIRANË- Kuvendi është mbledhur këtë pasdite për herë të dytë, në një seancë e cila zgjati vetëm 5 minuta. Gjatë kësaj seance, mazhoranca socialiste miratoi kryesitë dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare, ndërsa opozita nuk mori pjesë duke bojkotuar sërish seancën. Sakaq, Parlamenti, me prezencë vetëm të socialistëve, ka miratuar kryesitë me deputetët socialistë të komisioneve të përhershme parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e sugjeruar nga mazhoranca për komisionet që do të drejtohen nga vetë ajo dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua. Me 71 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës, ndërsa kryeparlamentari Peleshi e deklaroi seancën të mbyllur. Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka depozituar në Kuvend emrat...