Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kthesa e papritur, shtëpia në Lublin u shkatërrua nga raketa polake F-16 dhe jo copëza të dronit rus
Një shtëpi në qytetin Wierki, në rajonin e Lublinit, u dëmtua rëndë javën e kaluar gjatë një interceptimi të dronëve rusë në hapësirën ajrore të vendit të Polonisë. Fillimisht, besohej se dëmtimi i çatisë ishte shkaktuar nga copëza të një droni rus, por sot mediapolake “Rzeczpospolita” zbuloi se objekti fluturues i paidentifikuar që ra mbi shtëpi ishte, ndoshta, një raketë e lëshuar nga një F-16 polak, me qëllim rrëzimin e një droni. Raketa në fjalë thuhet se pati një mosfunksionim në sistemin e saj të drejtimit, duke bërë që ajo të mos e synonte siç duhet objektivin. Sipas të njëjtit raport, raketa, e cila është afërsisht 3 metra e gjatë dhe peshon mbi 150 kilogramë, nuk shpërtheu, pasi pajisjet e sigurisë së detonatorit u aktivizuan,...